Importi i grurit – Për 9 muaj zhdoganohen 195 mijë ton, 5 miliardë lekë

Vendi ynë ka importuar një sasi të konsiderueshme drithërash gjatë 9 muajve të parë të vitit me një rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, import i grurë dhe meslin mban kampion, me një vlerë prej 5 miliardë lekësh nga 3.9 miliardë lekë që u importuan një vit më parë.

Ndërsa në sasi janë importuar rreth 195 mijë ton nga 151 mijë ton që u regjistruan në 9 mujorin e 2017-ës. Po ashtu me rritje është regjistruar edhe import i elbit, misrit dhe orizit, ndërsa rënie të konsiderueshme ka pasur import i tërshërës me rreth -68.2 për qind dhe i thekrës me -64.8 për qind.

Swiss Digital Desktop Reklama

Konkretisht, misër është importuar në vlerën e rreth 2 miliardë lekëve nga 1.6 miliardë apo rreth 73 mijë ton, ndërsa në vend ky drithë prodhohet më së shumti si ushqim për kafshët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Elb është blerë në vlerën e 124 milionë lekëve nga 85 milionë, dhe oriz 1.2 miliardë lekë nga 1.1 miliardë. Ndërsa sa i përket eksporteve, gjatë 9 mujorit të këtij vitit, vendi ynë nuk ka eksportuar grurë dhe meslin, ndërsa ka tregtuar në vlera shumë të ulëta drithërat e tjera si misër, tërshërë dhe oriz.

Kjo balancë tregon rritjen e kërkesës në vend për drithëra dhe pamjaftueshmërinë e prodhimit vendas për të plotësuar kërkesën konsumatore. Partnerët kryesore nga ku Shqipëria furnizohet për grurin, miellin dhe thekrën janë Rusia dhe Serbia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?