IMT dhe Policia Bashkiake aksion për lirimin e hapësirave publike në Elbasan

Inspektorati i Mbrojtjes se Territorit (IMT) dhe Policia Bashkiake kanë nisur një aksion të përbashkët për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë abuzive nga bizneset në qytet.

Ky aksion ka për qëllim kthimin e trotuareve dhe lulishteve në përdorim të lirë për qytetarët, duke siguruar një ambient të rregullt dhe tërheqës, që të promovojë më mirë potencialin e Elbasanit.

Autoritetet kanë dërguar njoftime paraprake ndaj bizneseve për largimin vullnetar të strukturave që pengojnë kalimin, ndërsa për rastet pa përgjigje janë nisur heqjet detyruese nga IMT.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vijim, pritet të shtohen aksionet dhe kontrollet nga ana e institucioneve përgjegjëse për monitorimin e zbatimit të ligjit në hapësirat publike, me qëllim ruajtjen dhe mbrojtjen e tyre afatgjatë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bashkia e Elbasanit thekson rëndësinë e mbrojtjes së hapësirave publike sidomos në sezonin veror, kur qyteti mirëpret numër të konsiderueshëm turistësh dhe vizitorësh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?