Imunologu Sulçebe: Ky virus qëndron në aerosol deri në tre orë, por vetëm në ambiente të mbyllura
Imunologu Genc Sulçebe shprehet se sipas një studimi, koronavirusi qëndron në aerosol deri në 3 orë.
I ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço në TV Ora, i tha se në këtë rast bëhet fjalë për aerosolin në ambiente të mbyllura, në kuzhinë, në kushte spitalore.
Sulçebe: Sipas një studimi, në aerosol, kur ky virus shpërndahet në aerosol, në pika uji që përmbajnë këtë virus, ai aty mund të jetë deri në tre orë. Por duhet të kuptojmë se aerosoli është në kushte të mbyllura, në një kuzhinë, në kushte spitalore. Ata e kanë parë edhe në sipërfaqe kartoni, plastike, metal. Në karton nuk jeton shumë deri 24 orë, ndërsa gjatë jeton në plastikë deri në 3 ditë, disa thonë edhe 9 ditë, por ky artikull shkencor thotë deri në 3 ditë. Pra, ti mund të infektohesh nëse prek këto sipërfaqe.