FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Imunologu Sulçebe: Ky virus qëndron në aerosol deri në tre orë, por vetëm në ambiente të mbyllura

Imunologu Genc Sulçebe shprehet se sipas një studimi, koronavirusi qëndron në aerosol deri në 3 orë.

I ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço në TV Ora, i tha se në këtë rast bëhet fjalë për aerosolin në ambiente të mbyllura, në kuzhinë, në kushte spitalore.

Sulçebe: Sipas një studimi, në aerosol, kur ky virus shpërndahet në aerosol, në pika uji që përmbajnë këtë virus, ai aty mund të jetë deri në tre orë. Por duhet të kuptojmë se aerosoli është në kushte të mbyllura, në një kuzhinë, në kushte spitalore. Ata e kanë parë edhe në sipërfaqe kartoni, plastike, metal. Në karton nuk jeton shumë deri 24 orë, ndërsa gjatë jeton në plastikë deri në 3 ditë, disa thonë edhe 9 ditë, por ky artikull shkencor thotë deri në 3 ditë. Pra, ti mund të infektohesh nëse prek këto sipërfaqe.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?