Imzot George Frendo kthehet nesër në Tiranë, do të celebrojë Meshën e Krishtlindjeve

Pasi mposhti koronavirusin, mbërrin nesër në Shqipëri Mons. George Frendo, Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrësit, Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, pasi është shëruar totalisht nga Covid 19.

Madje, pritet që George Frendo te celebrojë Meshën e Krishtlindjeve më 24 Dhjetor ora 20.00.

Mesha do të zhvillohet në zbatim të kushteve të pandemisë.

“Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që e kanë uruar për shërim sa më të shpejt dhe janë lutur për të. Po ashtu – përshëndes përzemërsisht grigjën time shumë të dashur”. Ishte ky mesazhi i parë falënderues i Imzot Frendo, nga Kuvendi i Fretërve Françeskan Kapuçin në Bari ku edhe u kurua.

SHKARKO APP