Imzot Gjergj Meta: sfidat, 10 vjet pas vizitës së Papës Françesku në Shqipëri

Marrë nga Vatican News

Në një koment për Radio Vatikanin/Vatican News, kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë nënvizon se porositë e Papës Françesku, 10 vjet pas vizitës së tij në atdheun e shqipeve, si dashuria për të tjerët, vëllazërimi, dialogu ndërfetar, vlejnë edhe sot për besimtarët e për Kishën në Shqipëri.

E mbajnë mend të gjithë si një lloj maratonomaku, që shkonte me vrap kudo, që gjendej kudo, që kujdesej për gjithçka. Është imazhi i përgjegjësit të atëhershëm të Qendrës për Komunikimin gjatë udhëtimit të Papës Françesku në Shqipëri më 21 shtator 2014, don Gjergj Metës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tani ipeshkëv e kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Gjergj Meta i kujton me nostalgji ditët frenetike përgatitore për atë shtegtim apostolik të Atit të Shenjtë, si sot, 10 vjet më parë, duke vënë në dukje si u prit Papa jo vetëm nga katolikët, por nga e gjithë shoqëria shqiptare, pavarësisht nga përkatësia fetare, politike e ideologjike. Porositë e Papës, sidomos dashuria e kujdesi për të të tjerët e vëllazërimi ndërmjet njerëzve me fe të ndryshme – model shqiptar për t’u marrë si shembull – kanë të njëjtën vlerë edhe sot e kësaj dite, kur shoqëria shqiptare ka ndryshuar e përballon sfida të tjera, të ndryshme nga 10 vjet më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?