Ina Zhupa: Rama një diktator, shqiptarët ta dënojnë me votë

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, ka deklaruar se heqja e “Shqiponjës” nga sheshi, ishte një gjest vulgar i qeverisë dhe i bashkisë së Tiranës. Sipas saj duhej një tjetër vendim i bashkisë për heqjen e simbolit tonë kombëtar nga sheshi.

Ndërkohë Zhupa tha se Rama është një diktator dhe ju takon shqiptarëve që të zgjedhin nëse duan të rrinin nën diktaturë apo të jetojnë të lirë.

“Projekti në fakt parashikon që atje të ketë një mbikalim por në fakt ajo është faza e fundit. Le ta quajmë se ajo e prek projektin. Çfarë ndodh? Ai është një monument i vendosur me vendim të Këshillit Bashkiak Tiranë, dhe ka statusin monument kulture. Nuk mund të rrëzohet një vendim nga një tjetër vendim i këshillit Bashkiak Tiranë. Sot nuk kemi asnjë vendim të këshillit Bashkiak që vendos heqjen e Shqiponjës dhe se ku do të vendoset. Ai del dhe thotë që është vulgare, sikur e kemi zgjedhur për artist e jo për kryeministër.Duke qenë se ka dy palë njëra që zgjedh simb9olet tjetri i shkatërron. Zgjedhja e madhe do të jetë në votime se kush do të drejtojë bashkitë dhe qeveritë. Që këtu vjen ndryshimi. Ne ju garantojmë votën e lirë ata zgjedhin se për duhet të votojnë. Rama ka të gjitha tiparet e një diktatori”, u shpreh Ina Zhupa.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?