Inceneratorët, beteja për paratë e korrupsionit. 7 vendime sekuestro për pasuritë e zyrtarëve

Inceneratorët

Inceneratorët, tani vijon beteja për paratë e korrupsionit. Tre kompanitë, “Integrated Technology Waste Treatment Fier”, “Albtek Energy” dhe “Integrated Technology Services”, kjo e fundit me dy vendime, janë sekuestruar më herët nga Prokuroria e Posaçme dhe aktualisht janë në menaxhimin e shtetit.

Ato janë në pronësi të Klodian Zotos dhe Stela Gugallës. Sipas vendimeve të sekuestrimit janë subjektet që përfitonin kapitalin përfundimtarë nga skema mashtruese me faturat fiktive. Edhe pse në administrimin e shtetit, këto kompani vijojnë të paguhen për kontratat koncensionare për dy inceneratorët. 3 vendime të tjera sekuestrosh lidhen me pasuritë e ish-Ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputetit socialist, Alqi Bllako.

Kokës iu sekuestruan fillimisht aksionet në kantinën e verës dhe më pas 4 njësi biznesi në objektin “Pistë në det”, që sipas SPAK kanë vlerën e mbi 146 milionë lekëve, aq sa rezulton të ketë marr edhe në formë ryshfeti për koncensionet e inceneratorëve.

Ish-deputetit Alqi Bllako iu bllokua një apartament në pronësi të babait që po ashtu kap vlerën e mbi 14 milionëve, sa rezulton edhe ryshfeti i marr sipas Prokurorisë. Bashkë me Kokën e Bllakon, në hetim pasuror për inceneratorët janë edhe 15 persona të tjerë të implikuar në aferën korruptive. /TV Klan/

SHKARKO APP