Inceneratorët, gazetari Hoxha zbardh prapaskenat e forta: L*ftë mes klaneve në PS

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ka folur lidhur me 15 urdhër arrestet për inceneratperin e Tiranës për të cilin u shpreh se më në fund pas një beteje të opinionit publik dhe aktorë të tjerë prokuroria ka vendosur të çojë çështjen në një nivel tjetër pra të lëshojë masat e siguresë dhe të marrë persona në hetim.

”Deri tani skepticizmi ka qenë se prokuroria nuk do arrinte dot te inceneratori i Tiranës dhe kjo vetëm nga vonesa. Sot së paku kemi më në fund masa sigurie të lëshuara nga gjykata lidhur me 15 persona. Ky numër është i mjaftueshëm, a janë personat e duhur, ka persona të tjerë më të rëndësishëm se këta që kanë luajtur lojën, këto janë pyetje të cilat si kanë marrë përgjigjet.

Pra ajo që ka bërë prokuroria deri në këtë moment është fakti se si me dy inceneratorët e tjerë ka ruajtur një limit dhe më pas ka stopuar. Si me inceneratorin e Elbasanit dhe atë Fierit, në momentin kur prokuroria dështoi të merrte një masë sigurie për Armando Subashin e kam quajtur si dështim të drejtësisë së re për të shkuar te personat e paprekshëm.

Edhe pse në të gjithë këtë material në këtë rast që ka çuar prokuroria në gjykatë aty ka plot të dhëna se një sy i vëmendshëm që nëse do hetoheshin bashkë si një e tërë do kishim një fabul të tërë dhe do na ndihmonin për të shkuar te koka e vërtetë. Pse paratë e shqiptarëve kanë shkuar aty dhe kush i ka vënë në lëvizje gjithë mekanizmin e shtetit shqiptar të përfundojnë në xhepat e disa tashmë të provuar hajdutë ordinerë të cilët nuk e kanë bërë të vetëm këtë punë, por këto kompani kanë shërbyer si ai tubi i madh për të mbajtur të vaisur si ata lartë, dhe ata poshtë.

Më tej ai shtoi se kjo aferë duhet hetuar si çështje e përbashkët pasi sipas tij nga mediat deri te fushata politike janë financuar nga milionat e inceneratorëve. Kanë financuar ata që kanë qenë pjesë e kësaj sipërmarrje të madhe. Kemi 15 urdhër arreste por në fakt kemi arrestuar ata që i kemi të ndaluar dhe arrestuar. Ajo që unë pres është që ministra të merren në hetim të paktën. Më në fund sot ne vijmë tek përgjigja të cilët e shmangin gjatë fushatës së zgjedhjeve të 14 majit që Tirana ndryshe nga Elbasani dhe Fieri s’ka fare inceneratorë, 128 mln euro është 6-fishi i inceneratorit të Elbasanit dhe 5-fishi i Fierit.

Mes të arrestuarve kemi pensionistë, disa zyrtarë që kanë zbatuar një urdhër, por gjëja më e mirë që na ka dhënë ky vendim është se na ka dhënë një ide të qartë se brenda maxhorancës kemi një betejë të ashpër mes klaneve që ndodhen aty, nga njëra anë është Veliaj dhe nga tjetra disa ministra që kanë folur me vendime. Brenda qeverisë ka pasur një përplasje për inceneratorët”.

SHKARKO APP