Inceneratori i Tiranës, GJKKO shtyn seancën për të pandehurit
Gjykata e Posaçme shtyn për më 4 mars, ora 13:30 seancën e radhës ndaj te pandehurve për inceneratorin e Tiranës.
Seanca e sotme, ku do të dëgjoheshin konkluzionet e mbrojtjes, u shty për shkak te mungesës së një prej avokatëve mbrojtës.
SPAK ka kërkuar dënimin me 4 vite burg të ish-ministrit Koka, i cili gjykohet me gjykim të shkurtuar së bashku me 7 të akuzuarit e tjerë.
Pretenca për të pandehurit:
Lefter Koka 4 vjet burg
Bledar Karoli 4 vjet burg
Fatjon Murati 4 vjet burg
Taulant Tushe 4 vjet burg
Namik Simixhi 4 vjet burg
Valbona Ballgjini 2 vjet burg, 4 vjet sherbim prove
Sidita Kopliku 2 vjet burg, 4 vjet sherbim prove
Jetmir Llapaj 2 vjet burg
KOHA JONË SONDAZH

