Inceneratori i Tiranës, Këlliçi akuza për prokurorin e SPAK: Po zvarrit hetimet

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi hedh akuza për prokurorin e SPAK-ut, Dritan Prençi, duke thënë se po zvarrit çështjen hetimore për inceneratorin e Tiranës. Në një dalje nga selia blu, ai nënvizoi se hetimet e zhvilluara ndaj Erion Veliajt kanë treguar se kompania që ka administruar venddepozitimin e mbetjeve në Sharrë është paracaktuar nga bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës. Çështja e inceneratorit të Tiranës vijon të jetë një nga dosjet e nxehta të SPAK, ku sipas PD-së, shuma e paguar deri më tani ka arritur në 190 milionë euro, ndërkohë që inceneratori nuk është ndërtuar asnjëherë.

”Nëse prokurori Dritan Prençi nuk është ‘qartësuar’ deri tani nga provat e depozituara në SPAK nga ana ime, atëherë sot ka detyrimin ligjor të administrojë provat e reja dhe dëshminë e shtetasit Erald Ismaili, i cili e specifikon qartë se kompaninë MEG Albania e ka sjellë në zyrë Ajola Xoxa dhe kryetarja e Komisionit të Ligjeve, deputetja e PS-së, Klotilda Ferhati Bushka, për të mbyllur pazarin për administrimin e landfillit të Sharrës.

Sado që regjimi vijon ta mbajë të mbyllur këtë aferë korruptive, që u ka kushtuar deri më tani të paktën 190 milionë euro qytetarëve të Tiranës, e vërteta në fund do të zbardhet. Pronarët faktikë të inceneratorit të Tiranës, Rama-Veliaj, dyshja e pandashme si mishi me thoin, siç shprehej dikur vetë me gojën e tij Erion Veliaj, do mbajnë përgjegjësi para ligjit, por mbi të gjitha para qytetarëve shqiptarë, të cilët i vodhën dhe i dëbuan si asnjë pushtues në historinë e këtij vendi”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?