Inceneratori i Tiranës, Tabaku: Të shohim nëse SPAK do të shkojë tek pushteti

Jorida Tabaku thotë se inceneratori i Tiranës do të jetë një tregues që do të konfirmojë nëse SPAK do të shkojë aty ku është pushteti, apo jo. E ftuar në A2Cnn”, deputetja e PD-së tha se pavarësisht kritikave që mund të ketë për punën e Prokurorisë së Posaçme, nuk e sulmon atë kurrsesi.

“Nuk e sulmoj SPAK dhe asnjë nga institucionet e drejtësisë, i inkurajoj që të punojnë dhe të punojnë akoma më shumë, jemi në një moment ku inceneratori i Tiranës do të jetë një tregues në SPAK shkon dot aty ku është pushteti apo jo”, tha Tabaku.

Duke e cilësuar si një ditë e mirë, ditën kur drejtësia do të funksionojë për kryebashkiakun Erion Veliaj, Tabaku tha se ndaj tij duhet të ketë një hetim pasuror.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë pres që inceneratori i Tiranës të vazhdojë hetimet që lidhen edhe me hetimin pasuror të kryetarit të Bashkisë, të cilat jo se është një dëshirë e imja, por kam dorëzuar një padi për inceneratorin e Tiranës në 2020 dhe 12 padi vijuese pas Komisionit Hetimor, dhe jam e sigurt që dhe nga leximi i dosjes që ka sjellë Prokuroria dhe për Arben Ahmetaj që ka akoma dhe më shumë”, shtoi deputetja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?