Incident në Theth, disa persona gjuajnë me molotovë fadromat e IKMT

Situata në Theth po përshkallëzohet ndërsa Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) vazhdon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur. Mëngjesin e sotëm, tensionet kanë marrë një kthesë të rrezikshme, pasi persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me koktej molotovi në drejtim të mjeteve të IKMT-së dhe urës kryesore në lagjen “Gjelaj”.

Menjëherë pas sulmit, forcat e rendit kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për të identifikuar dhe kapur autorët. Për shkak të seriozitetit të situatës, forca të shumta nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) janë nisur nga Tirana drejt Thethit për të forcuar praninë e shtetit dhe për të garantuar mbarëvajtjen e operacionit.

Ngjarja shënon një tjetër episod të rëndë në përpjekjet për rivendosjen e ligjshmërisë në këtë zonë turistike me rëndësi të veçantë mjedisore, ku ndërtimet pa leje janë kthyer në një problem të theksuar vitet e fundit. Autoritetet kanë theksuar se aksioni do të vijojë pavarësisht kundërshtimeve, ndërsa pritet që masat e sigurisë të shtohen më tej në ditët në vijim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?