Incidente mes tifozëve para dhe pas ndeshjes, u gjuajtën me shishe birre

Kanë festuar të gjithë bashkë fitoren, por nuk ka qenë kaq e qetë situata mes tifozëve shqiptarë para dhe gjatë ndeshjes.

Incidenti i parë në Elbasan u regjistrua mes tifozëve të Plisave të Prishtinës me tifozët e Torçidës, grupim i ardhur nga Mitrovica pas sherrit mes tyre se kush do të kalonte i pari në bulevard

Ata u përplasën me mjete të forta, duke goditur njëri-tjetrin me shishet e birrës që mbanin në duar.

Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e Policisë e cila ka bërë të mundur shoqërimin e 10 tifozëve nga të dyja grupet në komisariat, e më pas ka dërguar në spitalin kirurgjik 4 të dëmtuar kryesisht në kokë.

Përpasja mes tifozave shqiptarë ka vijuar edhe pasi kanë zënë vendet në stadium . Në rastin e dytë protagonist u bënë ”Arpagjikt” nga Prizreni dhe ata nga Shkupi, “Shvercerat”.

SHKARKO APP