Incidenti me Agron Shehajn në Kuvend, Balla për rrëzimin e punonjëses: Ku janë shoqatat me bazë gjinore?

Rrëzimi i punonjëses së Kuvendit, e cila u përpoq të ndalonte Agron Shehaj pasi ai vodhi dokumentet e marrëveshjes ushtarake Shqipëri-SHBA, ka sjellë reagimin e kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla e akuzon Shehajn për dhunë ndaj punonjëses së Kuvendit.

“Përveç shkeljeve të rënda të ligjit për informacionin e klasifikuar, një palo burrë si Agron Shehaj ka dhunuar sot një vajzë, një grua, një nënë. Ky Komiteti i Helsinkit, shoqatat kundër dhunës me bazë gjinore dini gjë ku janë?”, shkruan Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?