Incidenti në Himarë, Ministria e Jashtme greke: Respektoni minoritetin
Ministria e Punëve të Jashtme greke ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës.
“Dënojmë dhunën në Këshillin Bashkiak të Himarës. Ne shprehim shqetësimin tonë të thellë dhe dënojnë incidentet e papranueshme të dhunës që ndodhi gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Himarës. Ne i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare për të përmbushur detyrimet e veta ndërkombëtare dhe ato europiane në respektimin e të drejtave të minoritetit grek, duke përfshirë edhe të drejtën e pronës”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme greke.
Mbledhja e djeshme e këshillit bashkiak të Himarës është shoqëruar tension dhe përplasje, për shkak të pretendimeve që kanë banorët lidhur me planin rregullues të qytetit. Pas incidenteve të ndodhura në ambientet e Këshillit Bashkiak, kreu i bashkisë Gjergji Goro u detyrua të ndërpresë mbledhjen.
KOHA JONË SONDAZH

