Incidenti në Shkupit, ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut: Rasti i Vjosa Osmanit të mos përdoret politikisht

Ambasada e Kosovës në Shkup, ka mbajtur një qëndrim për ngjarjen në aeroportin e Shkupit me presidenten Vjosa Osmani.

”Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup përgënjeshtron në termat më të fuqishëm lajmin në disa portale të RMV se është prononcuar lidhur me incidentin në Aeroportin e Shkupit dhe se kinse ka konfirmuar se kjo është nota e parë dërguar autoriteteve”, thuhet në reagimin e bërë në platformën “X”, duke shtuar më tej se informacioni i publikuar është i pasaktë.

Ambasada bëri thirrje që të mos keqpërdoret emri i saj dhe mos të shfrytëzohet incidenti i paprecedent dhe i paligjshëm ndaj presidentes së Republikës së Kosovës për qëllime të politikës së brendshme në RMV.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është përballur me një situatë jo normale ditën e enjte në Aeroportin e Shkupit, ku sipas Presidencës, një pjesëtar i sigurimit tentoi t’i merrte telefonin personal për ta vendosur në skaner.

SHKARKO APP