Incidenti, rrëzohet një i ri me parashutë në Llogara
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në jug të vendit teksa një pushuesi nuk i ka shkuar si duhet aventura me parashutë në Llogara. Policia bën me dije se një 39-vjeçar është rrëzohet në përroin e fshatit Palasë.
Për shkak të këtij incidenti ai ka marrë disa dëmtime në trup, megjithatë për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 13:46, në Qafën e Llogorasë është hedhur me parashutë shtetasi L. A., 39 vjeç, banues në Tiranë dhe është rrëzuar në përroin e fshatit Palasë, ku si pasojë ka marrë disa dëmtime në trup dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
KOHA JONË SONDAZH

