Indrit Hoxha: Deklaruam shifrat e vërteta, iku koha kur Basha nxirrte rezultatin që donte

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, ish-deputeti Indrit Hoxha thotë se për garat për krerët e degëve të PD-së, shifrat janë të vërteta dhe se iku koha kur Lulzim Basha nxirrte rezultatin që donte.

“Ka procese ku pjesëmarrja është e lartë dhe aty ku është e vogël. Ne e kishim në dorë ta nxirrnim procesin sa të donim, por kjo nuk ka asnjë lloj vlere, duhet ti kthehemi problemit të brendshëm të PD.

Votimi që ndodhi në njesinë nr 8 në Tiranë ishte real, iku koha kur Basha e nxirrte rezultatin si të donte. Ne luftojmë për të drejtën e votës. Ka disa arsye pse ka pjesëmarrje të ulët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetari i degës që ishte deri dje, kam katër muaj që merrem me organizimin e procesit të votimit, i kam thënë hajde futu në garë por ka patur stepje sepse në PD kishte humbur koncepti i garave. Nëse në Shqipëri mund të kenë marrë pjesë 30 mijë nuk duhet të gënjejmë ky është realiteti. Ndër vite demokratët, janë larguar”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?