Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Industria e prodhimit të ar*ëve, PD akuzon Ramën: Kompanitë kanë kryer transaksione të dyshimta

Aktualitet E mërkurë, 20 Gusht 2025 15:36
Industria e prodhimit të ar*ëve, PD akuzon Ramën: Kompanitë kanë kryer transaksione të dyshimta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputeti i zgjedhur i PD, Klevis Balliu ka denoncuar atë që po ndodh me shoqërinë KAYO dhe TIMAK. shpk. Ai i bën thirrje institucioneve të vendit që të hetojnë në lidhje me atë që po ndodh me KAYO dhe TIMAK DIFENSE, ndërsa theksoi se po cënohet sigurria kombëtare. ”Të nisin menjëherë një hetim të plotë dhe transparent për këtë aferë. Të verifikojnë ligjshmërinë, kriteret dhe standardet e sigurisë kombëtare të kompanive të krijuara. Të ndalojnë çdo veprim që rrezikon pasuritë strategjike dhe pronat ushtarake të vendit. Kjo aferë nuk është thjesht një skandal financiar. Ajo lidhet drejtpërdrejt me sigurinë kombëtare të Shqipërisë dhe me integritetin e institucioneve tona. Partia Demokratike do të vijojë ta ndjekë këtë çështje deri në fund, në mbrojtje të interesit publik dhe të sigurisë së vendit”,-tha Balliu.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Deklarata e plotë

Mund t'ju interesojë

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Para 8 orësh
Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Para 9 orësh
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Para 9 orësh

Partia Demokratike denoncon me forcë një aferë të re dhe tepër të rëndë korruptive, e cila cenon drejtpërdrejt sigurinë kombëtare të vendit. Në maj të vitit 2024, kryeministri Edi Rama krijoi shoqërinë ‘KAYO’, duke emëruar në krye ish-drejtorin famëkeq të Policisë së Shtetit, Ardi Veliun. Me vendim qeverie, kësaj shoqërie iu dhanë kompetenca të jashtëzakonshme për të lidhur kontrata dhe negociata me kompani private në fushën e industrisë së armëve me vendim qeverie te firmosur nga Belinda Balluku.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Një nga kompanitë e përfshira është TIMAC shpk, e cila është promovuar personalisht nga vetë Edi Rama. Ai e ka ftuar pronaren e saj, znj. Arjeta Puca , në podcast-in e tij dhe madje e ka vizituar disa herë në ambientet e kompanisë në Kashar. Në datën 17 qershor 2025, znj. Puca shiti 49% të aksioneve të TIMAC shpk për vetëm 490 euro mikut të afërt të Edi Ramës, z. Ron Yeffet, një emër i lidhur me disa afera të dyshimta financiare.

Sipas burimeve publike dhe dëshmive politike:

Z. Yeffet është përmendur nga zv/kryeministri i kohës si personi që kërkonte të blinte borxhin e, gjë që u refuzua nga z. Arben Ahmetaj. Po ashtu, ai ka tentuar të blejë pronën e Ambasadës së Shqipërisë në SHBA për të ngritur rezidenca private, një projekt i refuzuar nga Ministria e Jashtme.

Emri i tij është lidhur edhe me aferën e Air Albania.

Për më tepër, në Senegal, një marrëveshje e tij me qeverinë e kohës u anulua dhe po hetohet për korrupsion nga autoritetet e reja.

Vetëm pak javë pas këtij transaksioni të dyshimtë, më 4 gusht 2025, KAYO bashkëthemeloi me TIMAC shpk kompaninë TIMAC Defence, ku 80% zotërohen nga TIMAC dhe 20% nga KAYO e Ardi Veliut, me kapital fillestar prej vetëm 35 mijë eurosh.

Në të njëjtën kohë, më 1 gusht 2025, KAYO bashkëthemeloi me kompaninë MSSC (në pronësi të Emiljano Dushës) kompaninë MKD, Myslym Keta Defence, me administrator Gentian Karaj, ku MSSC zotëron 80% dhe KAYO 20% të aksioneve, sërish me kapital minimal prej 35 mijë eurosh.

Më tej, më 1 gusht 2025, KAYO dhe MSSC themeluan edhe kompaninë GUNA Tactical, ku MSSC zotëron 49% dhe KAYO 51% të aksioneve, me kapital të njëjtë prej 35 mijë eurosh.

Ajo që e bën aferën akoma më të rëndë është fakti se vetëm dy javë pas krijimit të këtyre kompanive, KAYO ndërhyri me forcë dhe në shkelje të hapur të ligjit, duke mos respektuar vendimet gjyqësore, për të uzurpuar ambientet e televizionit Neës24, pavarësisht se ky i fundit kishte kontratë të vlefshme deri në vitin 2033.

Të gjitha këto kompani, me kapital qesharak, pretendohet se do të ndërtojnë industrinë e prodhimit të armëve në Shqipëri, një projekt jo vetëm i pashembullt në absurditetin e tij, por edhe thellësisht i rrezikshëm për shkak të mungesës së transparencës, kritereve ligjore dhe garancive të sigurisë.

Si rrjedhojë këtu lindin disa pyetje, Sipas cilave kritere janë përzgjedhur këto kompani?

A kanë këto kompani certifikata sigurie dhe eksperiencë në industrinë e mbrojtjes? Si është e mundur që gjysma e një kompanie të shitet për vetëm 490 euro? Kush mbron interesat kombëtare në një proces kaq delikat?

Partia Demokratike i bën thirrje të gjitha institucioneve shtetërore, përfshirë organet e drejtësisë, që:

Të nisin menjëherë një hetim të plotë dhe transparent për këtë aferë. Të verifikojnë ligjshmërinë, kriteret dhe standardet e sigurisë kombëtare të kompanive të krijuara. Të ndalojnë çdo veprim që rrezikon pasuritë strategjike dhe pronat ushtarake të vendit. Kjo aferë nuk është thjesht një skandal financiar. Ajo lidhet drejtpërdrejt me sigurinë kombëtare të Shqipërisë dhe me integritetin e institucioneve tona. Partia Demokratike do të vijojë ta ndjekë këtë çështje deri në fund, në mbrojtje të interesit publik dhe të sigurisë së vendit.

Etiketat e lidhura

ramasiguria
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 8 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 8 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 8 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 8 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 8 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 9 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 9 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 11 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.