Infektohen me koronavirus 5 mësues, mbyllet shkolla në Vlorë
Një shkollë në Vlorë është mbyllur dhe do vazhdojnë me mësimin online, pas një vendimi të marrë nga ISHSH, pas disa rasteve me Covid në radhët e mësuesve.
Bëhet fjalë për shkollën jopublike “Fan Noli”, ku janë mbyllur klasat 5, 6, 7, 8 dhe klasa e 9 dhe mësimi do vazhdojë online.
Në këtë shkollë rezultojnë pesë mësues të prekur nga Covid-19 dhe duhet të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë. Mësuesit do qëndrojnë në shtëpi dhe do e zhvillojnë procesin mësimor nga aty, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e qendrueshme.