“Infermierë për Shqipërinë”/1575 të punësuar, konkursi i radhës në shtator
”1575 infermierë të punësuar që prej hapjes së portalit ”infermierepërshqipërinë.al”, deklaroi sot ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ndërsa njoftoi konkursin e radhës për në shtator.
Ministrja Manastirliu solli një rast të infermieres nga Kombinati që u punësua pas konkurrimit në portalin ”Infermierë për Shqipërinë”, duke e çuar numrin e infermierëve të punësuar në 568 nga janari i viti 2019.
”Anila Bodlli është infermiere e re, e sapo punësuar në qendrën shëndetësore Kombinat dhe e ka fituar vendin e punës me meritë, pas konkurrimit në portalin ”Infermierë për Shqipërinë”. Si Anila, janë 568 infermierë, mami, teknikë laboratori, fizioterapistë dhe teknikë imazherie që janë punësuar në sistemin publik nga janari”.

