Infermieri i Urgjencës dhunohet nga familjarët e dehur të një pacienti

Një infermier i Shërbimit të Urgjencës është goditur me grushta sot nga familjarët e një pacienti, ndërsa ishte në detyrë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:00 në QSUT. Si pasojë, infermieri ka pësuar çarje në fytyrë dhe është dashur të mjekohet. Mjekë të QSUT­së që e njoftuan ngjarjen në media, thanë se dhunuesit ishin të dehur.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të mbledhur provat dhe dëshmitë.

 

SHKARKO APP