Inflacioni i lartë, guvernatori Sejko: Do marren masa për stabilizimin e çmimeve sa më shpejt

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko është shprehur se niveli i lartë i inflacionit po dëmton stabilitetin ekonomik dhe financiar të vendit.

Gjatë raportimit në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, Sejko tha se “prioriteti aktual i politikave ekonomike do jetë marrja e masave për garantimin e stabilitetit të çmimeve në një kohë sa më të shpejtë dhe një kosto sa më të arsyeshme”.

Niveli i lartë dhe i qëndrueshëm i inflacionit dëmton stabilitetin ekonomik dhe financiar të vendit, i cili ka qenë dhe mbetet parakusht për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo redukton investimet afatgjata, godet disporcionalisht shtresat me të ardhura të pakta, rrit pasigurinë e bizneseve dhe familjeve. Prioriteti aktual i politikave ekonomike do jetë marrja e masave për garantimin e stabilitetit të çmimeve në një kohë sa më të shpejtë dhe një kosto sa më të arsyeshme. BSH ka filluar normalizimin e qëndrimit të politikës monetare, duke rritur normën bazë të interesit dhe duke sinjalizuar vullnetin tonë për vazhdimin e këtij procesi deri në momentin kur kushtet monetare dhe financiare do jenë të përshtatshme për respektimin e objektivit tonë të inflacionit”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?