Influenceri bëhet “shoshë” nga plumbat, “Sheiku i Basteve” vritet në një palestër në Brazil (video)
Aktualitet Bota E Premte, 4 Shtator 2026 10:04
Influenceri Evandro Luiz Prudente, i njohur në mediat sociale si “Sheiku i Basteve” për shkak të përfshirjes së tij në bastet sportive, u vra brutalisht brenda një palestre në Brazil. Pamjet e kamerave të sigurisë nga palestra në Sao Paulo tregojnë 33-vjeçarin, me origjinë nga Porto Alegre, të ulur në sallën e pritjes.

