Informacione të klasifikuara me Serbinë? Ekspertja paralajmëron për sigurinë e Shqipërisë
Ekspertja e Marrëdhënieve Ndërkombëtare Juxhina Sotiri, duke komentuar hetimet për ish-drejtuesen e SHISH Vlora Hyseni, thekson se Shqipëria është bërë vend jo i besueshëm për NATO-n. Ajo ngriti pyetjen sesa e besueshme është Shqipëria për të mbrojtur interesin e saj kombëtar. Ajo hodhi idenë e një Vetingu në diplomaci, SHISH, apo ministri të ndryshme të ekzekutivit.
“Problemi në Shqipëri është shumë i thellë, jo vetëm që nuk jemi aleatë të besueshëm, shkëmbejmë informacionet e klasifikuara me kundërshtarë, me Serbinë, apo shesim pozicione të rëndësishme diplomatike, sikurse e pamë në një nga ambasadat tona me staf rusofil, etj. etj.
Dëgjojmë se si edhe të punësuar në NATO shkarkohen për nxjerrje të informacioneve të klasifikuara dhe riemërohen dhe riakomdohen në Ministrinë e Punëve të Jashtme, që është absurd total dhe çudi shqiptare. Sa të besueshëm jemi ne për të mbrojtur interesin tonë kombëtar?
A është momenti që kjo Shqipëria jonë të këtë një Veting dhe screening, të të gjithë backround-eve politike, interesave kombëtare, që kanë këta pushtetar jo vetëm në diplomaci, SHISH, apo çdo ministri të mundshme”, tha Sotiri në ”A2cnn”.
A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?
Results
Vota totale: 4161

