Infrastruktura/Haxhinasto: Liberalizimit i tregut rajonal

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, ka marrë pjesë në konferencën “Progresi i Shqipërisë për agjendën e konektivitetit, në sektorët e Transportit dhe Energjisë”. Në këtë aktivitetet organizuar nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim, së bashku me fondacionin “Konrad Adenauer”, Ministri Haxhinasto vlerësoi rolin e Gjermanisë në këtë proces, pasi rajoni I Ballkanit ka nevojë përveç impaktit politik edhe për atë ekonomik.

Ministri tha se është me shumë rëndësi që pjesa e infrastrukturës fizike duhet të eci paralel me masat e tjera, duke përmendur masat e buta që janë rregullat e tregut e politikat e përdorimit të infrastrukturës.

Në këtë kontekst Haxhinasto tha se rajoni duhet të shkojë drejt liberalizimit të tregut, pasi aktualisht kostot e shërbimeve kufitare mes vendeve të Ballkanit, janë 5 herë më të larta krahasuar me vendet e BE-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Modeli “One stop Shop”, që aktualisht po aplikohet me Malin e Zi, ministri tha se duhet të shtrihet në gjithë rajonin. Ministri tha se duhet një koordinim më I madh mes vendeve të rajonit, veçanërisht për projektet e mëdha në infrastrukturë dhe vlerësoi miratimin e grantit 4 ml euro për korridorin Adriatiko- Jonian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Haxhinasto nënvizoi se zhvillimi dhe lidhshmëria, do të sjellë më shumë qëndrueshmëri dhe prosperitet në rajonin e Ballkanit, por ky zhvillim kërkon angazhim më të madh financiar nga partnerët ndërkombëtarë.

Ai paraqiti zhvillimet në infrastrukturë dhe plotësimin e detyrimeve kombëtare në kuadër të procesit të Berlinit, të cilat përkojnë me detyrimet për avancimin e mëtejshëm të integrimit të Shqipërisë në BE.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?