FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Innovation Now”, Shqipëria prezantohet në VivaTech 2025, në Paris

Nga data 11 deri më 14 qershor 2025, Parisi do të jetë qendra botërore e teknologjisë dhe inovacionit, falë edicionit të radhës së VivaTech, konferencës më të madhe në Europë për startup-et, biznesetinovatore dhe teknologjitë e avancuara. Në këtë arenë globale, Shqipëria përfaqësohet me moton“Albania Future Now”, pjesë e fushatës Innovation Now e mbështetur nga EU4Innovation (GIZ) dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, me qëllim promovimin, në tregun kombëtar  e dërkombëtar, të ekosistemit të inovacionit shqiptar.

Në këtë skenë ndërkombëtare të inovacionit do të marrin pjesë katër aktorë kyç të ekosistemit shqiptar të inovacionit dhe zhvillimit ekonomik: dy parqet teknologjikeDurana dhe TEDA, Korporata Shqiptare e Investimeve (AIC) dhe AIDA.

Durana Tech Parkështë një nga projektet më ambicioze që synon të kthehet në epiqendër të kërkimit, inovacionit dhe prodhimit teknologjik. Përmes mbështetjes strategjike për ndërmarrjet e vogla e të mesme, Parku Teknologjik Durana synon të tërheqë investime të huaja dhe vendase.
TEDA Tiranaështëzona e parë ekonomike e lirë në Shqipëri, që me pozicionin gjeografik, në zemërtë Ballkanit, me burime të shumta natyrore dhe një fokus të qartë në energjinë e gjelbër, krijon një mjedis të favorshëm për projekte të qëndrueshme dhe inovative. TEDA ofron një platformë ideale për zgjerimin e bizneseve në një mjedis të favorshëm fiskal dhe logjistik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Korporata e Investimeve Shqiptare (KISH / AIC) synon që duke përdorur në mënyrë efikase asetet shtetërore dhe kapitalin publik e privat, të nxisë zhvillimin e qendrueshëm ekonomik dhe social në vend, nëpërmjet trasformimit të ideve të reja në projekte strategjike të investimeve kombëtare dhe rajonale, ku përfshihen parqet shkencore dhe teknologjike, industritë e panairit, turizmi dhe industria e pasurive të paluajtshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), mbështet investitorët vendas e të huaj, që dëshirojnë të zhvillojnë biznese të suksesshme në Shqipëri, duke u ofruar asistencë të plotë për projektet e tyre, që nga analizat e tregut dhe identifikimi i sektorëve potencialë, deri te shërbimet pas investimit.

Me pjesëmarrjen e saj në VivaTech 2025, Shqipëria konfirmon angazhimin për të qenë pjesë aktive e hartës globale të inovacionit. Nën moton “Innovation Now- Albania Future now”, Shqipëria jo vetëm që do të prezantojë projektet më të rëndësishme kombëtare, por edhe do të ndërtojë ura bashkëpunimi me aktorë ndërkombëtarë, startup-e dhe investitorë të mëdhenj.

E themeluar në vitin 2016 nga Publicis Groupe dhe Groupe Les Echos, VivaTech është kthyer në një pikë takimi të domosdoshme për liderët e së ardhmes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?