FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Inspektime në terren për sezonin turistik, kryeinspektori Sula: Zero tolerime për shkeljet që cenojnë sigurinë

Zonat turistike në qarkun e Lezhës do të jenë nën një kontroll të vazhdueshëm nga inspektoratet, me synimin për të siguruar zbatimin e ligjit në të gjithë sektorët përkatës. Kjo u bë e ditur nga Shëngjini nga Kryeinspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit Qendror, Dashnor Sula, gjatë një takimi me strukturat rajonale në Lezhë.

Sula theksoi se prioritet i punës do të jetë ndalimi i abuzimeve me hapësirat publike, forcimi i sigurisë në plazhe dhe garantimi i sigurisë ushqimore, duke nënvizuar se nuk do të ketë tolerim për shkeljet ligjore.

”Unë do të doja t’i tërhiqja vëmendjen të gjithë inspektorateve rajonale të Lezhës që nuk duhet të tolerojmë individë apo subjekte të caktuara që abuzojnë drejtpërdrejt me ligjin, në kurriz të interesave publike të qytetarëve të Lezhës. Ka qenë gangrenë në këtë qark, hapësira publike dhe plazhet publike për qytetarët dhe që subjekte të caktuara ndoshta me prapavija të forta politike apo ekzekutive kanë krijuar një shqetësim të madh për qytetarët sa i përket zaptimit të plazheve publike”,-tha Sula.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, me nisjen e sezonit turistik është ngritur edhe një task-forcë e posaçme që do të mbikëqyrë zonat bregdetare dhe turistike. Në këtë takim u përcaktuan detyra konkrete për çdo inspektorat, me qëllim forcimin e zbatimit të ligjit dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?