FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

INSTAT: Afro 900 mijë të huaj vizituan Shqipërinë në prill, 8.8% më shumë se në vitin 2025

Shqipëria regjistroi rritje të hyrje-daljeve përgjatë muajit prill 2026, ndërsa numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj që hynë në territor arriti në mbi 1.6 milionë.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, gjatë muajit prill rezultojnë të kenë hyrë në vendin tonë 1.617.841 shtetas shqiptarë dhe të huaj, me një rritje prej 8,8 % krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2025.

Sipas INSTAT vetëm gjatë muajit prill, hyrjet e shtetasve të huaj u regjistruan në 891.414 persona, me rritje 8,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Referuar statistikave, Evropa vijon të mbetet rajoni kryesor i origjinës për vizitorët e huaj që hyjnë në vend. Gjatë prillit, nga vendet europiane u regjistruan 841.257 hyrje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, hyrjet nga Amerika u rritën në 24.884, ndërsa nga Afrika në 5.770.

Sipas INSTAT-it, qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar për 98 % të shtetasve të huaj mbetet ai personal.

Për periudhën janar-prill 2026, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri arriti në 2.569.195, nga 2.445.367 të regjistruar në të njëjtën periudhë të vitit 2025, duke konfirmuar vijimin e trendit pozitiv të lëvizjeve hyrëse drejt vendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?