INSTAT: Ekonomia u tkurr me 3,47% gjatë verës
Ekonomia shqiptare u tkurr me 3,47% gjatë tremujorit të tretë të vitit, që përkon me periudhën pas heqjes së kufizimeve prej pandemisë.
Instituti i Statistikave raporton se sektorët që kanë ndikuar më fort në këtë rënie ishin turizmi dhe tregtia, ndërsa një pjesë e aktiviteteve si Ndërtimi dhe tregu i pasurive të paluajtshme shënoi përmirësim edhe krahasuar me Korrik-Shtatorin e vitit të kaluar.
Është procesi i rindërtimit pas tërmetit të 26 Nëntorit që zbuti goditjen në ekonomi, por nga ana tjetër në ekonominë reale kriza është ndjerë më e fortë, me thuajse çdo aktivitet në fushën e shërbimeve në rënie dyshifrore.
Shqipëria ndodhet në recesion prej 1 viti. Për vitin 2020, qeveria parashikon një rënie prej 6,3%, ndërsa për vitin e ardhshëm pret një rritje ekonomike prej 5,5%.