INSTAT: Profesionet më të paguara për vitin 2018!

Ligjvënësit, nëpunësit e lartë të administratës shtetërore dhe drejtorët ekzekutivë janë më të paguarit për 2018 referuar publikimit të fundit të Institutit të Statistikave.

Nga ana tjetër, grup – profesionet me pagë nën nivelin mesatar janë zejtarët, artizanët, punonjësit e kualifikuar të bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit si dhe profesionet e së njëjtës familje.

Bazuar në studimin e  INSTAT,  në vitin 2018 paga mesatare bruto në Shqipëri është 50.589 lekë, 3.3 përqind më shumë se në 2017.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paga mesatare mujore bruto është mbi nivelin mesatar për aktivitetet ekonomike si: aktivitetet financiare dhe të sigurimit; administrata publike dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa aktivitetet ekonomike me pagë poshtë nivelit mesatar janë tregtia me shumicë dhe me pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave, transporti dhe magazinimi, aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor, bujqësia, silvikultura dhe peshkimi.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?