Institucionet më pak të aksesueshme në terren se online

Instituti i Studimeve Politike është një organizatë e cila monitoron politikat e qeverisjes locale dhe qëndrore. ISP nëpërmjet monitorimit online dhe fizik si dhe testimit të drejtpërdrejtë  të katër bashkive Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Shkoëdër sjell një pasqyrë të saktë dhe të plotë mbi nivelin e zbatueshmërisë së ligjit për të drejtën e informimit dhe parimeve të transparencës dhe qeverisjes së hapur në katër bashkitë e përmendura më lart.

 Gjetjet kryesore të studimit:

 Administrata, përfshirë drejtuesit e lartë, nuk kanë njohuri të thelluara mbi standardet e vendosura nga ligji mbi të drejtën e informimit dhe përgjegjësitë që burojnë prej tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

 Mungesë të publikimit të orarit zyrtar të pritjes së ankesave dhe kërkesave nga Bashkia Durrës, mos publikimi i arsimimit dhe kualifikimit të zyrtarëve nga bashkia Vlorë dhe një mungesë e strukturës organizative, pagave, arsimimit dhe funksioneve të ushtruara të zyrtarëve publikë nga Bashkia Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 Bashkitë Tiranë dhe Shkodër nuk kanë publikuar në faqet e tyre të internetit kontratat me të tretët për ofrimin e shërbimeve dhe produkteve të përfituara, palët kontraktuese apo shumat e kontraktimit.

 Bashkia Durrës nuk ka publikuar në faqen e saj zyrtare procedurat që qytetarët duhet të ndjekin për të përfituar ndihmën shoqërore. Gjithashtu bashkitë Durrës, Tiranë dhe Vlorë nuk kanë të publikuar në faqet e tyre zyrtare vlerën e subvencioneve për kategoritë e caktuara të ndihmës shoqërore.

Bashkia Tiranë nuk ka një zyrë specifike për të drejtën e informimit, bashkia Durrës nuk ka të shpallur as orarin e pritjeve për qytetarët pranë zyrave të saj.

 Nga tetë kërkesat e dërguara me iniciativën e ISP, pesë prej tyre kanë marrë përgjigje të plotë, një kërkesë ka marrë përgjigje të paplotë dhe dy kërkesa nuk kanë marrë përgjigje.

 Rekomandimet kryesore të ISP:

 Bashkitë duhet të respektojnë procedurat dhe afatet ligjore për kthimin e përgjigjeve dhe adresimin e kërkesave/ankesave, pasi shpesh nuk ka bashkërendim të punës mes strukturave të brendshme dhe vihet re mangësi në njohjen dhe në zbatimin e ligjit, duke ndikuar kjo në cilësinë dhe kohën e dhënies së informacionit për qytetarët.

 Bashkitë duhet të publikojnë online aktet ligjore, vendimet bashkiake, rregulloret e funksionimit të organeve vendore dhe planet e veprimit një vjeçare për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të veprojnë sipas rregullave në fuqi (rasti i rregullave të reja për të marrë leje ndërtimi).

 Bashkitë duhet të pajisen urgjentisht me zyra të posaçme për të drejtën e informimit dhe koordinatorët për të drejtën e informimit duhet të angazhohen për të orientuar dhe nxitur qytetarët në inicimin e kërkesave për informacion. Gjithashtu në këndet e informimit duhet të shpallen regjistrat e kërkesave dhe përgjigjeve me datat përkatëse.

 Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale duhet të ndërmarrë masat administrative me gjobë në rastet e mos publikimit të plotë të Programeve të Transparencës ndaj titullarëve të autoriteteve publike vendore dhe nga Koordinatorëve për të drejtën e informimit në rastet e ankesave të qytetarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?