Instituti i Gjeoshkencave: Reshje intensive shiu në tre qarqe
Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se sot dhe nesër priten reshje intensive shiu në qarqet Lezhë, Durrës dhe Tiranë. Reshje mesatare deri intensive do të ketë në Shkodër, Dibër, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa reshje mesatare në Kukës dhe Fier. Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata, të cilat mund të shkaktojnë probleme si vërshime në zona urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier dhe Vlorë.
”Sot pasdite dhe nesër priten reshje intensive në qarqet Lezhë Durrës dhe Tiranë. Në qarqet Shkodër, Dibër, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive.
Në qarkun Kukës dhe Fier priten reshje mesatare, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.
Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata në të gjitha qarqet. Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, për momente të shkurtra, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si dhe vërshime të ujit në zonat urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier dhe Vlorë”.
KOHA JONË SONDAZH

