FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Instituti i Gjeoshkencave: Sot e nesër, nivel rreziku i lartë për zjarre në Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier

Instituti i Gjeoshkencës informoi se sot e nesër pritet nivel rreziku i lartë zjarri në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier, ndërsa në qarqet Shkodër, Elbasan, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër pritet nivel rreziku i moderuar.

Sipas IGJEO, në qarqet Kukës, Dibër dhe Korçë pritet nivel rreziku i ulët, ndërsa nё disa qarqe pritet nivel rreziku lokalisht i lartë konkretisht në qarkun Shkodër, Elbasan, Berat dhe Vlorë. Rreziku më i lartë pritet ditën e nesërme.

Sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje lokalisht të dobëta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 21 / 30 °C, në vendet e ulëta: 19 / 33 °C dhe në vendet malore: 13 / 28 °C.

Swiss Digital Mobile Reklama

Era sot pasdite dhe nesër pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente në zonat malore dhe bregdet deri e fortë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?