Inteligjenca artificiale tani mund të interpretojë kontrata ligjore më efektivisht sesa juristët

Juristët më të mirë të Amerikës u ndeshën me një program të inteligjencës artificiale në një konkurs për interpretimin e kontratave dhe ata humbën. Një studim i ri, i kryer nga platforma ligjore e Inteligjencës Artificiale LawGeex në konsultim me profesorët e jurisprudencës nga Universiteti Stanford, Shkolla e Drejtësisë e Universitetit të Duke dhe Universiteti i Kalifornisë Jugore, vuri përballë 20 juristë me përvojë kundër një programi të inteligjencës artificiale i trajnuar për vlerësimin e  kontratave ligjore.Konkurrentët kishin 4 orë në dispozicion për të shqyrtuar 5 marrëveshje konfidenciale dhe për të identifikuar 30 çështje ligjore, duke përfshirë arbitrimin, marrëdhënien e mirëbesimit dhe dëmshpërblimin. Ata u vlerësuan në bazë të saktësisë në identifikim e secilës çështje.

Juristët arritën mesatarisht një normë saktësie prej 85 për qind, ndërsa programi i inteligjencës artificiale arriti një saktësi prej 95 për qind. Inteligjenca artificiale gjithashtu e përfundoi detyrën në 26 sekonda, ndërsa juristët e përfunduan mesatarisht për 92 minuta. Programi gjithashtu arriti një saktësi prej 100 për qind në një prej kontratave, në të cilën juristi me saktësinë më të lartë shënoi 97 për qind. Me pak fjalë, juristët u mundën.Grant Gulovsen, një nga juristët që konkurroi kundër programit në studim, tha se detyra ishte shumë e ngjashme me atë që shumë juristë bëjnë çdo ditë.

“Shumica e dokumenteve, si testamentet, marrëveshjet operative për korporatat, ose marrëveshjet konfidenciale… ato janë shumë të ngjashme,” Gulovsen tha për Mashable në një intervistë telefonike. Pra, a është ky fundi i njerëzimit? Aspak. Përkundrazi, përdorimi i inteligjencës artificiale mund të ndihmojë avokatët të përshpejtojnë punën e tyre dhe t’i lirojnë ata për t’u përqëndruar në detyrat që ende kërkojnë një tru njerëzor.

“Të përdoresh inteligjencë artificiale për të bërë një shqyrtim fillestar të një marrëveshjeje konfidenciale, është e ngjashme me përdorim e asistentëve ligjore , do të krijojë kohë të vlefshme për juristët që të përqëndrohen në këshillimin e klientit dhe punë të tjera më të vlefshme”, tha Erika Buell, profesor në Shkollën e Drejtësisë të Universitetit Duke, të cilën kompania LawGeex konsultoi për studimin.Kjo teknologji kurrë nuk do të zëvendësojë plotësisht një jurist njerëzor, por me siguri mund të përshpejtojë punën e tyre duke nënvizuar pjesët më të rëndësishme të një ngjarje./mashable.com/

SHKARKO APP