Interkonjeksioni me Kosovën, Rama: Potencial rajonal

Në Tiranë po mbahen takimi i katërt i vendeve të “Energy Charter”, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë e vuri theksin në potencialet që ka sektori energjetik dhe në rëndësinë e aksionit kundër informalitetit në këtë sektor.

“Ky takim këtu na bën me të vërtetë krenarë dhe vjen në një moment shumë deçiziv, kur një krizë komplekse gjeopolitike po vë në rrezik sigurinë e energjisë dhe po kërcënon me krijimin e pasojave afatgjata në fushën e sigurisë për Europën dhe vendet e Mesdheut”, deklaroi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidhur me linjën e interkonjeksionit me Kosovën, kryeministri Rama tha se shpreson që brenda këtij viti të zgjidhet problemi me Serbinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne duhet të zgjidhim një problem që mbetet akoma midis Kosovës dhe Serbisë për linjën e interkonjeksionit. Kam shumë shpresë që brenda këtij viti gjithçka do të jetë e zgjidhur. Kjo linjë është një shembull fantastik i potencialit që ka në lidhje me bashkëpunimin rajonal”, tha kryeministri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?