Interpol Tirana , ekstradohet nga Holanda, 30-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Interpol Tirana njofton përmes një publikimi të bërë ne mediat sociale se:
I dyshuar për një sërë veprash penale, ekstradohet nga Holanda, 30-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë me partnerët për lokalizmin, kapjen dhe ekstradimin shtetasve të shpallur në kërkim, nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Holanda, i shtetasit K. B., 30 vjeç, lindur në Lushnjë.

Shtetasi K. B., ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë, “Arrest me burg”, për veprat penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Sigurimi i kushteve material për të kryer vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe”Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
Përmbledhja e fakteve:
Shtetasi K.B. në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka siguruar lëndën shpërthyese që është vendosur në shtëpinë e shtetasit B. T., më datë 31.12.2022, në qytetin e Lushnjës.
Si rezultat i bashkëpunimit midis Interpol Tiranës dhe Interpol Haga/Holandë u bë e mundur arrestimi dhe ekstradimi i 30 vjeçarit në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?