FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Interpoli ekstradon nga Krocia 28-vjeçarin shqiptar, i dënuar me 13 vite burg

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Kroacia drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Xhino Aliço, 28 vjeç, lindur në Lushnjë.

Ky shtetas është dënuar me 13 vite e 6 muaj burg për vrasje të mbetur në tentativë.

“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë me vendimin e datës 10.03.2020, e ka dënuar këtë shtetas me 13 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, vendim i cili u la në fuqi nga Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin e datës 29.05.2020.” – njofton policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja ka ndodhur më ë datë 11.06.2016, në lagjen “Skënder Libohova”, Lushnjë, shtetasi Xhino Aliço në bashkëpunim me babain e tij, shtetasin A. A., kanë  plagosur me thikë dhe sende të forta, shtetasin J. S., duke i shkaktuar atij dëmtime të rënda në trup dhe në kokë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?