Interpoli kthen në Tiranë nga Londra, të dënuarin me burgim të përjetshëm

Interpoli ka kthyer sot në Tiranë, një të dënuar me burgim të përjetshë m, 48­-vjeçarin Hektor Voci, arrestuar në Londër, Angli.

Sipas Policisë, Voci ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Krujë, më 23 maj të vitit 2000 e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës”.

Arrestimi u bë i mundur falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Manchester – Angli.Në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas, Voci iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisësë Përgjithshme të Burgjeve. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?