Intervista me Rrokun, një skenar për të përgatitur lirimin e vrasësit

Intervista-skandal e këngëtarit Ardit Gjebrea me vrasësin Marjan Rroku ish agjentin e Shërbimit Informativ Shtetëror dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Alda dhe Maribe Canaj dhe e transmetuar në Televizionin Kombëtar Klan në emisionin e “Diela Shqiptare” në fashën orare me audiencë të lartë, nuk ishte thjesht një skup gazetaresk për të rritur shikueshmërinë.

Realizimi dhe transmetimi i intervistës duket si pjesë e një plani për të shpëtuar nga burgu, të përgatitur nga Marjan Rroku, që ka gjetur në Tv Klan një aleat të fortë.

Vetëm 18 ditë para transmetimit të intervistës, i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e Alda e Mbarime Canajt, i është drejtuar gjykatës kushtetuese me kërkesë për shfuqizimin e dënimit.

Report TV ka zbuluar se më 9 shkurt 2016 në këtë Gjykatë është depozituar kërkesa nga i dënuar Marjan Rroku ku ai kërkon shfuqizim dënimi. 18 ditë pas kësaj kërkesë transmetohet në TV Klan intervista e tij, çka shërben për të përforcuar argumentet që ish-agjenti i SHIK-ut përdor për t’iu shmangur dënimit me burg përjetë.

Shqiptarja.com

SHKARKO APP