FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Intervista për ZDF, Rama: Investimi 4 miliardë euro nuk duhet refuzuar

Në një intervistë për ZDF, Kryeministri Edi Rama foli për projektin e planifikuar në Zvërnec, protestat qytetare dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. I pyetur për investimin në zonën e lagunës, ai sqaroi se toka ku parashikohet zhvillimi është pronë private dhe se çdo marrëveshje realizohet mes pronarëve dhe investitorëve. Sipas tij, ende nuk ka një projekt përfundimtar dhe institucionet shqiptare po ndjekin procedurat për të garantuar respektimin e ligjit dhe standardeve mjedisore.

Në lidhje me akuzat se shteti ka ndryshuar ligjet për të favorizuar projektin, Rama mohoi që të jenë lejuar ndërtime në zona ku ato ndalohen. Ai theksoi se zonat e mbrojtura kanë kategori të ndryshme mbrojtjeje dhe se çdo ndërhyrje vlerësohet sipas legjislacionit në fuqi. Për punimet e konstatuara në terren, Kryeministri u shpreh se nuk ekziston leje ndërtimi, por vetëm mundësi për punime përgatitore dhe studime të ndikimit në mjedis, siç e parashikon ligji.

Sa i përket çështjeve të pronësisë, Rama deklaroi se institucionet veprojnë mbi bazën e dokumenteve zyrtare dhe jo të pretendimeve, duke shtuar se mosmarrëveshjet zgjidhen nga gjykatat. Ai mbrojti gjithashtu transparencën e procesit, duke argumentuar se faktet janë publike, ndërsa debatet lindin nga interpretime të ndryshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke folur për investimin, Rama tha se një projekt me vlerë mbi 4 miliardë euro nuk mund të refuzohet pa u shqyrtuar me kujdes, por shtoi se ai nuk do të ecë përpara nëse nuk përmbush kriteret e kërkuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fund, Kryeministri komentoi edhe protestat kundër projektit. Ai u shpreh se respekton të drejtën e qytetarëve për të protestuar dhe për të shprehur pakënaqësitë e tyre, por kritikoi organizatorët që, sipas tij, përpiqen t’i përdorin protestat për qëllime të tjera. Rama theksoi se protestuesit kanë shqetësime legjitime, ndërsa dalloi qytetarët e zakonshëm nga drejtuesit e lëvizjes, të cilëve u adresoi kritikat e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?