Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 14:56 168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit Studentët janë mbledhur sërish para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, duke shënuar ditën e 168-të të protestës. Me pankarta dhe thirrje si “Dorëheqje” dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Intervistë me Peter Beyer: Veriu temë sfiduese në bisedime, kufijtë nuk preken

Aktualitet E enjte, 23 Korrik 2020 17:49
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputeti gjerman dhe Raportuesi për Kosovën në Këshillin e Evropës, Peter Beyer, në një intervistë për Gazetën Express ka folur për procesin e dialogut të Brukselit që ka rifilluar dhe për temat e nxehta që vazhdojnë të jenë të pazgjidhura e pengesë në arritjen e një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Beyer ka potencuar se problemi i veriut të Kosovës është një prej çështjeve më sfiduese në kuadër të dialogut dhe si e tillë s’mund të anashkalohet. Ai thotë se politikanët as në Kosovës e as në Serbi nuk janë zgjedhur vetëm për kohë të mira, por për të marrë vendime të rëndësishme e për të bërë kompromise të vështira. Derisa ka ripotencuar se ai vet dhe Gjermania nuk përkrahin kurrfarë ndryshimi të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Njeriu i afërt i kancelares Merkel, thekson se detajet teknike të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë janë tejet të rëndësishme, por shton se një marrëveshje finale mund të arrihet edhe nëse nuk ka një implementim të plotë të teknikaliteteve.

Në fund, ai ka pasur edhe një thirrje për politikanët të cilët nuk përkrahin dialogun e Brukselit.

Intervista

Gazeta Express: A mendoni se mund të arrihet një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë pa i zgjidhur çështjet teknike dhe pa i implementuar marrëveshjet e arritura në të kaluarën?

Peter Beyer: Siç e kam thënë publikisht shumë herë më përpara, të dy palët duhet të bëjnë punën e tyre. Jam tejet i lumtur të shoh që dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ka filluar. Ky është një lajm vërtet I mirë. Dhe pa asnjë dyshim gjëja e duhur, nëse dikush seriozisht dhe sinqerisht beson në një të ardhme të mirë të njerëzve të tyre.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Edhe pse ne gjithmonë mendojmë për pamjen e përgjithshme, arti i negocimit diplomatik sigurisht qëndron në detaje. Me këtë dua të them që detajet teknike të bisedimeve janë shumë të rëndësishme. Në hapin e parë, palët duhet të gjejnë  zgjidhje të përbashkëta dhe praktike për çështje të veçanta.  Ne fazën e dytë, Serbia dhe Kosova duhet të kalojnë ligje kudo që të jetë e nevojshme dhe t’i zbatojnë ato ne vendet e tyre përkatëse.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

E gjithë kjo është shumë konkrete, s’ka të bëjë me magji. Duhen politikanët përgjegjës të veprojnë në këtë mënyrë dhe në interesin më të mirë të njerëzve të tyre.

Mund t'ju interesojë

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS

Para 12 minutash
Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS

Para 19 minutash
Berisha mbron Elisa Spiropalin

Berisha mbron Elisa Spiropalin

Para 1 ore

Në politikë në përgjithësi dhe në juridiksione demokratike në veçanti, kjo shpesh nënkupton gjetjen e kompromiseve. Pritja ime është që të dy vendet të ndjekin këtë koncept. Njëkohësisht, është e qartë se bisedimet për arritjen e një marrëveshje përfundimtare dhe të zbatueshme ligjërisht duhet të nisin. Nuk jam i bindur që secili dhe gjithë detajet teknike duhet të implementohet, përpara se të nënshkruhet një marrëveshje e tillë.

Por unë gjykoj se është thelbësore dhe absolutisht e nevojshme që të dy palët të tregojnë një vullnet serioz dhe të qëndrueshëm për të përmirësuar performancën e tyre në fusha respektive në pjesën e implementimit.

Gazeta Express: A i shihni kritikat drejt Hotit si shqetësim që buron nga Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, sepse është e qartë që në diskutimet e nisura në Bruksel një temë e tillë nuk mund të anashkalohet?

Peter Beyer: Çështja e pazgjidhur e veriut të Kosovës mbetet një prej sfidave kryesore për avancimin e procesit të normalizimit mes dy shteteve. Nëse ndihmon në bërjen e progresit, negociatorët mund të fokusohen edhe në çështje të tjera, por në fund, një çështje e tillë nuk mund të anashkalohet.

Unë kam tepër mirëkuptim për problemet, për të kaluarën historike dhe implikimet etnike e religjioze që kontribuojnë në bërjen e kësaj çështje jashtëzakonisht të vështirë. Por as politikanët në Beograd e as në Prishtinë nuk janë zgjedhur për kohë të mira (kur ngrohë dielli e era të freskon nga pas). Vjen gjithmonë një kohë, kur guximi duhet të shoqërohet me zgjuarsi dhe përgjegjësi diplomatike. Ajo është koha, kur nuk nevojiten “përgjigje të lehta”, por kur duhen kompromise të vështira. Dua të përsëris qëndrimin tim dhe atë të Gjermanisë, që ne nuk do të pajtoheshim për ndonjë ndryshim territorial të çfarëdo lloji”

Gazeta Express: Cila është thirrja juaj për partitë politike dhe liderët të cilët nuk përkrahin dialogun e Brukselit?

Peter Beyer: Ju lutem bëhuni të sinqertë me vetën dhe njerëzit tuaj: Çfarë do të ishte në interesin më të mirë të qytetarëve tuaj- Një rrugë e qëndrueshme drejt të ardhmes dhe brenda zemrës së BE-së dhe Evropës me të gjitha mundësitë ekonomike, me vlerat dhe demokracinë e fortë, sundimin e ligjit dhe lirinë e lëvizjes? Të qenit pjesë e një komuniteti të fuqishëm të solidaritetit si një shtet i vogël premton një nxitje të fuqizimit si komb.

Si e definoni ju të ardhmen për njerëzit tuaj? Bëhuni të sinqertë. Apo më parë, do të bënit lojëra të pandershme dhe do të luanit me fyerjet e të kaluarës duke iu shmangur përgjegjësive dhe aftësive politike. Kjo do të ishte pandershmëri, burracakëri dhe tradhti ndaj popullit. Gjermania dhe BE-ja janë miqtë tuaj më të mirë. Ne duam që ju të jeni në BE. Ne ua kemi zgjatur dorën për t’ju ndihmuar. Bëni përpjekje për ta arritur, kapeni atë, përsëri, kryeni detyrat tuaja të shtëpisë.

Etiketat e lidhura

Peter Beyer
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit
Para 3 minutash

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS
Para 12 minutash

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS
Para 19 minutash

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS

Berisha mbron Elisa Spiropalin
Para 1 ore

Berisha mbron Elisa Spiropalin

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 14 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 17 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 19 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.