Intriga vrau ish-policin dhe bashkëjetuesin e tij

Një intrigë çoi në ekzekutimin e ish-policit Boran Bërçanës dhe bashkëjetueses e tij, Silvana Ndoci. Hetimet kanë zbuluar se përhapja e një thashethemi ka patur për qëllim futjen në konflikt të bandave rivale në Shkodër.

Për këtë arsye u përhap fjala sikur Boran Bërçana ishte shprehur: ”Unë e shtypa butonin e bombës ndaj Lul Kullës”. Bëhet fjalë për shpërthimin e tritoli në qendër të Shkodrës, që shkaktoi terror, plagosi kalimtarë dhe vetë Lul Kulla u dëmtua rëndë.

Në të vërtetë, sipas një burimi të ABC News, Boran Bërçana nuk e kishte deklaruar një fakt të tillë dhe ai nuk kishte patur lidhje me ngjarje. Pas verifkimeve ai ndodhej në Spanjë, për llogari të një grupi kriminal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por vendimi i ekzekutimit ishte marrë dhe jo vetëm për ish-policin por edhe për bashkëjetuesen e tij që cilësohej si person që kishte dijeni për shumë ngjarje. Mbi ta u shtinë 28 plumba por fëmija i vogel i tyre shpëtoi, sepse ndodhej në sediljen e pasme. Hetuesit nuk kanë gjetur asnjë provë ligjore, as në vendin ku ndodhi ekzekutimi dhe as në makinën e autorëve e cila u gjet e djegur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?