INUK kalon në varësi të Ministrisë së Brendshme

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka kaluar në varësi të Ministrisë së Brendshme, nga Ministria e Zhvillimit urban. Ashtu siç ishte lajmëruar më herët nga ana e kryeministrit Edi Rama, edhe Komisioni i Ligjeve ka miratuar vendimin për kalimin e INUK në varësi të Ministrisë së Brendshme.

Pak javë më parë kryeministri Rama deklaroi ndryshimin në fjalë, duke ia kaluar Ministrisë së Brendshme kompetencat e INUK, për të bërë siç tha ai që të ketë një inspektorat për mbrojtjen e territorit të vendit tonë.

Prej kohësh tashmë INUK zhvillon aksione në të gjithë vendin për prishjen e ndërtimeve të shumta pa leje si dhe lirimin e hapësirave publike. Në këtë periudhë, janë mbi 1 mijë objektet e kundërligjshme që janë goditur nga INUK. Aktualisht INUK drejtohet nga Dallëndyshe Bici pas largimit nga detyra të Zyhdi Dajtit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?