Investimet e huaja, Gjika: Ti u thua vihet në Shqipëri, kur të pyet ku e ke familjen, u përgjigjesh jashtë shtetit

Kreu i Dhomës së Fasonëve, Gjergji Gjika, ngre shqetësimin për klimën e biznesit në vend.

I ftuar në “Ekopolitikë”, ai thotë se sot ke një ofertë negative për investimet në Shqipëri pasi fuqia punëtore po rudhet çdo ditë.

Ai tregoi eksperiencën e tij, duke u shprehur se në fasoneri çdo vit u ikin jashtë 12% e të punësuarve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjika: Deri dje nuk kishte ofertë për investime në Shqipëri.Sot ka ofertë, kjo është shenjë e mirë. Vetëm se ka një problem, oferta është negative. Më mirë të mos kishe ofertë sesa ka një ofertë negative për të investuar në Shqipëri. Këta biznesmenë të parët pyesin kolegët e tyre a vihet në Shqipëri apo jo, a investohet në Shqipëri apo jo? Ti i thua vihet dhe kur të pyet ku e ke motrën, i thua jashtë shtetit. Ku e ke familjen, jashtë shtetit.Ne na ikin rreth 12% të punësuarve tanë mesatarishit në vit jashtë shetit. Për çfarë do të vijë ai?

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?