Investimet e reja, Bashkia e Tiranës krijon ambiente argëtuese dhe sportive për të vegjlit e bllokut “1 Maji”
Pas ndërhyrjes së Bashkisë së Tiranës për të rehabilituar lulishten “1 Maji” në kryeqytet, e gjithë hapësira është transformuar duke krijuar ambient çlodhës dhe argëtuese për të gjithë grupmoshat.
Përveç stolave, janë krijuar edhe lojëra shahu, ndërsa në shesh janë krijuar lojëra të ndryshme për fëmijët që të kalojnë disa orë të këndshme pranë banesës së tyre. Falë lojërave të ndryshme të instaluara nga punonjësit e Bashkisë, të vegjlit e bllokut “1 Maji” mund të mësojnë sporte të ndryshme si: pingpongu, minibasketi dhe dama.
Në këto katër vite Bashkia e Tiranës i ka kushtuar një vëmendje të posaçme kujdesit për të vegjlit duke krijuar kënde lojërash në çdo lagje, në mënyrë që ata të kenë hapësira ku jo vetëm të argëtohen, por edhe të mësojnë aktivitete nga më të ndryshmet.