Investimi 10 mln euro, Rama: Shqipëria do kthehet në një prej pikave më të mëdha të Mesdheut për distribucionin e peshkut Ton

Shqipëria do të kthehet në një nga pikat më të mëdha në Mesdhe për rritjen dhe tregtimin e peshkut Ton në të gjithë botën, duke u kthyer kështu në një pikë kyçe në ekonominë globale për këtë produkt. Kryeministri Edi Rama ka bërë publik lajmin se ka filluar investimi për krijimin e një prej pikave më të mëdha të Mesdheut për distribucionin e peshkut Ton në të gjithë botën, një investim që do të kushtojë 10 milionë euro.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Rama ka ndarë pamje nga procedura e këtij investimi i cili do jetë me tre faza, i shtrirë në tre vjet dhe do të kalojë shifrën e 10 milionë eurove.

Kryeministri shprehet se Shqipëria do të bëhet një nga vendet kyçe në Mesdhe për ekonominë globale të këtij produkti shumë të kërkuar të detit. Në hartën e publikuar në video nga kryeministri Edi Rama disa nga shtetet kryesore që do të eksportet peshku Ton nga Shqipëria është në Europë, Spanjë, gadishullin skandinav e deri në SHBA e Kanada.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ekonomia blu, do të njohë një rritje të re të fuqishme në rrugën e Shqipërisë 2030”, shkruan Rama në fund të postimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Harta e distribucionit të peshkut Ton nga Shqipëria drejt vendeve të botës

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?