Investimi 15 milionë dollarë – Impianti në Orikum, Dervishaj: Zgjidh problemin e ujërave të zeza

Ministri i Transportit, Sokol Dervishaj, ishte në Orikum ku inspektoi fazën e parë të punimeve të impiantit të përpunimit të ujërave të zeza. Vënia në punë e këtij impainti, tha Dervishaj, do të zgjidhë përfundimisht problemin e ujërave të ndotur në zonën turistike të Orikumit dhe do t’u shërbejë të paktën 70 mijë banorëve.

Ministri i Transportit, Sokol Dervishaj, ka inspektuar fazën e parë të punimeve të impiantin e përpunimit të ujërave të përdorura në Orikum.

Dervishaj e cilësoi një projekt shumë me rëndësi për qytetarët dhe turistët, sidomos nga pikëpamja ambientale, pasi do të bëjë njëkohësisht dhe pastrimin e ujërave detarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dervishaj:Jemi duke diksutuar për të parashikuar në buxhetin e vitit të ardhshëm të sektorit përkatës një investim shtesë me paratë e buxhetit për të ndërlidhur një rajon sa më të gjerë të gjithë fshatrave përreth edhe me burimet alternative të ujit.Avancimi në kapacitetet administruese të impiantit në fjalë, trajnimi i personave që do ta vënë në funksioniom në mënyrë sa më efikase këtë aset, por edhe asete të tjera për të pasur një shërbim sa më kualitativ.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lidhja e impiantit me linjat dytësore dhe terciale të kanalizimeve, do të sjellë zgjerim të hapësirës që përfiton nga projekti.

Në sezonin e ardhshëm turistik, tha Dervishi, ky investim 15 mln dollarë do të zgjidhë në mënyrë përfundimtare problemin e ujërave të ndotur në zonën turistike të Orikumit.-ora news

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?