Investimi i Bashkisë së Tiranës, rrjet i ri i ujësjellës-kanalizimeve në zonën e Kombinatit

Një investim i rëndësishëm ka nisur në zonën e Kombinatit ku për herë të parë një zonë e lënë tërësisht në harresë për vite të tëra do të ketë rrjetin e saj të ujësjellës-kanalizimeve.

Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellës kanalizimeve në rrugën “Mustafa Krantja” në zonën e Kombinatit. Ky investim do të rrisë ndjeshëm kapacitetin e transmetimit dhe cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve të zonës.

Në të njëjtën kohë një vëmendje e posaçme i është kushtuar edhe përgjigjes në kohë të shqetësimit të qytetarëve për çdo problem në rrjetin e ujësjellës kanalizimeve përmes specialistëve të UKT. Kështu, paralelisht, grupet e punës kanë punuar edhe tek Rr. “Ndreko Rino” në kryqëzim me Rr. “Marko Boçari” për t’i dhënë zgjidhje problematikës së sinjalizuar nga komuniteti i kësaj zone.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkia e Tiranës ka realizuar gjatë këtyre katër viteve një sërë investimesh të rëndësishme në shumë zona të kryeqytetit, duke rinovuar tërësisht rrjetin e amortizuar nga mosvënia dorë prej vitesh duke sjellë përmirësim të ndjeshëm të furnizimit me ujë të pijshëm dhe të cilësisë së tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?